Harta e re gjyqësore/ Begaj: Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura
Presidenti i Republikes Bajram Begaj ka kërkuar që në drejtësi, të inplementohet si duhet harta e re gjyqesore, ku ka theksuar se e rëndësishme është që reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.
“Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë. Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur,të vendosjes së barazisë para ligjit.
Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent. Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm,synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016.
Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i sja përfshirë sfidat dhe pnegesat kanë sjellë vonesa përtej parashkimeve ligjore.
Duhet garantuar aksesi në drejtësi,nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore. Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi.
Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë. Pavaresisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj.Uroj të një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm,integritet,paanëshmëri”, ka thënë Begaj.