Harry e Meghan marrin ftesë per kurorëzimin e Mbretit Charles III

Tashmë është zyrtare që Princi Harry dhe Meghan Markle janë ftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles më 6 maj. Një zëdhënës i çiftit ka bërë me dije  se  Duka ka marrë një email nga zyra mbretërore për kurorëzimin e tij. Por mbetet  vendimi i Dukës dhe Dukeshës nëse do të marrin pjesë dhe ende nuk është zbuluar deri sa të vi momenti.

Princi Harry pranoi në një intervistë se nuk e ka vendosur ende. Gjithashtu është folur shumë nëse ai dhe gruaja e tij do të ftoheshin përfundimisht në kurorëzimin e Mbretit , pas kujtimeve të Spare, intervistave televizive dhe dokumentarit të Netflix.

Shumë nga fansat e  Dukës  dhe Dukeshës së  Sussex kanë ndarë meendimet e tyre për pjesmarrjen në kurorëzim. Disa mendojnë se kjo është  “një thikë me dy tehe”. Ndërkohë që të tjerë  shpresojnë  që Harry dhe Meghan të marrin një vendim të shpejtë nëse do të marrin pjesë në kurorëzimin e babait të tyre.

Princi Harry dhe Meghan Markle morën  një ftesë nga Mbreti Charles për të marrë pjesë në kurorëzimin e tij të shtunën, më 6 maj. Fillimisht, pati spekulime nëse monarku do t’i bënte ftesën djalit dhe nuses së tij pas marrëdhënieve të tyre të tensionuara të vazhdueshme.

 

 

Check Also

Historia e ish të dënuarit politik në “Për Shqiptarët”, masakrat në burgjet famëkeqe të komunizmit

Historia e Enver Jakupit, një ish i dënuar politik tronditi studion e “Për shqiptarët”. Dikur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *