Harroi bombolën ndezur, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët, pasi bombola e gazit ishte lënë hapur, duke krijuar kështu një vatër zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë pasditen e së hënës. Rruga e ngushtë i ka vështirësuar punën zjarrfikëses që ka shkuar për ndihmë. Sidoqoftë situata është normalizuar pa dëme në njerëz.