Kandidatja demokrate për presidencën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka thyer heshtjen pas humbjes përballë Donald Trump.
Zëvendëspresidentja aktuale u shpreh se rezultati nuk ishte ai që dëshironin.
“Zemra ime është plot sot, plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, jo ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them: Drita e premtimit të Amerikës do të digjet gjithmonë e ndritshme. Nuk është koha për të ngritur duart lart. Kjo është koha për të përveshur mëngët. Kjo është një kohë për t’u organizuar, për t’u mobilizuar dhe për të qëndruar të angazhuar për hir të lirisë dhe drejtësisë dhe të ardhmes që të gjithë e dimë se mund ta ndërtojmë së bashku”, tha ajo .