Hapja e grupkapitujve në Bruksel, Rama: Shpresojmë t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm
Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do marrë pjesë në konferencën e tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit të negociatave.
Rama thotë se duhet të marrin sa më shumë nga BE, në aspektin e negociatave përpara sesa BE të kthehet në “humorin e mëparshëm”.
“Me shumë respekt do t’u kërkoj ndjesë sepse duhet të nisem për Bruksel se nesër kemi një tjetër moment shumë domethënës, sepse hapim një tjetër grupkapitull të negociatave. Kemi shumë besim që ta kthejmë këtë moment pozitiv, që të marrim sa më shumë nga BE, në aspektin e negociatave dhe mundësisht të arrijmë t’i mbyllim negociata përpara sesa BE, se si dihet asnjëherë, të kthehet në atë humorin e mëparshëm. Kështu që ju falënderoj edhe njëherë dhe po shkojmë të bëjmë këtë gjë nesër”, tha Rama.