Hapet tuneli i Murrizit më 14 mars, Rama: Syri i keq më në fund plasi!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 14 mars do të hapet tuneli i Murrizit, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën në Dibër.
Në një deklaratë për këtë ngjarje, Rama tha se ky tunel ka qenë për një kohë të gjatë subjekt i energjive negative dhe pengesave të shumta.
“Syri i keq më në fund plasi! Aty na u mblodh e gjithë energjia negative, ishte tmerr…”, u shpreh kreu i qeverisë, duke nënvizuar se më në fund projekti po përmbyllet dhe do t’i dorëzohet qytetarëve të Dibrës.
Tuneli i Murrizit është një pjesë kyçe e aksit Klos–Bulqizë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe përmirësuar lidhjen mes Dibrës dhe pjesës tjetër të vendit.
Edi Rama: Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur, shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë.
Mendoj se e plasi syrin e keq, syri i keq më në fund plasi. Në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative, gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr, nesër hapet tuneli i Murrizit, hapet më 14 Mars që përkon me ditën e verës.
Nesër ditë verë nga Elbasani në Dibër, edhe në të gjithë Shqipërinë pa harruar Tiranën.
View this post on Instagram