Hapet testamenti i Anastas Janullatos: Pasuria e tij i kalon Kishës së Shqipërisë, ja si do të përdoret

Është hapur testamenti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti. Sipas dokumentit, të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në testament, Janullatos ka përcaktuar se gjysma e shumës së depozitave të tij do të përdoret për përfundimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ndërsa gjysma tjetër do të ruhet dhe investohet për të mbështetur pagat e klerikëve dhe zhvillimin e programeve rinore të kishës.

Në mesazhin e tij të fundit, ai ka falënderuar Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e treguar ndaj tij.