Hapet tenderi për 30 ambulanca verore dhe 74 qendra shëndetësore dimërore


Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hapur tenderin për blerjen e barnave dhe materiale të mjekimit për qendrat shëndetësore që mbulojnë me shërbim zonat turistike verore dhe dimërore.

Fondi limit i vënë në dispozicion është 22.5 mln lekë, ndërsa ilaçet dhe materialet mjekësore do të shërbejnë për një periudhë 12 – mujore. Sipas dokumenteve të tenderit, janë 74 qendra shëndetësore që mbulojnë sezonin e dimrit dhe 30 qendra të tjera që shërbejnë gjatë sezonit veror.

Hapja e këtyre qendrave shëndetësore kryhet në funksion të mbështetjes së sektorit turistik, teksa kjo politikë ka disa vite që ndërmerret. Që prej nisjes së saj numri i qendrave që ofrojnë shërbim shëndetësor për turistët ka ardhur në rritje, teksa pak ditë më parë u bë me dije se edhe këtë vit do të ketë një rritje të ambulancave që do ofrojnë shërbim shëndetësor për qytetarët.

Më konkretisht, për të përballuar fluksin në rritje të turistëve, nga data 1 qershor parashikohet të nisin ofrimin e shërbimit edhe 4 qendra në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë, duke e çuar në 34 numrin total.

Gjatë sezonit veror, në veri të vendit do të funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera. Aktualisht, ka nisur puna për rekrutimin e stafit mjekësor, që do të jenë në dispozicion të pushuesve 24 orë, në 7 ditë të javës.

Qendrat shëndetësore që mbulojnë me shërbim zonat turistike verore (Pika Verore)

1.      Gjiri Lalëzit

2.      Plazhi Currila

3.      Plazhi Durrës

4.      Plazhi Sh. Kavajës

5.      Plazhi i Golemit

6.      Plazhi M. Robit

7.      Plazhi Spille

8.      Plazh Pogradec

9.      Valbonë

10.   Razëm

11.   Tamarë

12.   Theth

13.   Plazhi Velipojë

14.   Plazhi Rrjollë

15.   Plazhi Shëngjin

16.   Plazhi Tale

17.   Plazhi Divjakës

18.   Plazhi Darzezë

19.   Plazhi Zvërnec

20.   Plazhi Vlorë

21.   Plazhi Orikum

22.   Plazhi Radhimë

23.   Palasë

24.   Plazhi Dhërmi

25.   Plazhi Drimadhas

26.   Plazhi Himarë

27.   Plazhi Qeparo

28.   Plazhi Borsh

29.   Plazhi Ksamil 1

30.   Plazhi Ksamil 2

Parashikohet të hapen shtesë

31.   Hamallaj

32.   Radomirë

33.   Jalë

34.   Bogë.