Hapet kampi/ 16 emigrantët e parë që shkelin tokën shqiptare

Rreth 2 orë pasi anija italiane “Libra” mbërriti në Portin e Shëngjinit, 16 emigrantët e huaj kanë zbritur nga bordi i mjetit lundrues.Ata ju nënshtruan disa kontrolleve mjekësore përpara se të zbrisnin. Nën masa të rrepta sigurie, 16 emigrantët u shoqëruan në qendrën e pritjes të ngritur në Shëngjin, sipas marrëveshjes së nënshkruar prej Kryeministrave Rama-Meloni.

Emigrantët do të qëndrojnë rreth 24 orë në qendrën e pritjes në Shëngjin, e më pas do të dërgohen në kampin e Gjadrit, aty ku do të qëndrojnë për disa javë deri në shqyrtimin e dokumentacionit të tyre nga pala italiane.

Perimetri i brendshëm i qendrës së pritjes në Shëngjin dhe i kampit në Gjadër është kompetencë tërësisht e karabinierëve italianë, ndërsa perimetri i jashtëm menaxhohet nga Policia Shqiptare.Ata u akomoduan në qendrën e pritjes në Shëngjin të ngritur enkas dhe pas kontrolleve aty, pas rreth 24 orësh do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Në këtë të fundit do të bëhet shqyrtimi i dokumentacionit të tyre për azil dhe nëse aprovohet do të dërgohen sërish në Itali. Në të kundërt, do të dëbohen në vendet e tyre të origjinës.

I gjithë proces udhëhiqet nga Italia, sikundër edhe siguria e perimetrit të brendshëm që është kompetencë e karabinierëve.

Ndërsa siguria në perimetrin e jashtëm, si në kampin e Gjadrit, ashtu dhe në qendrën e pritjes në Shëngjin, menaxhohet nga Policia Shqiptare.

 

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *