Hapet Java e Parasë në BSH, Sejko: Përveç llogarive po rriten edhe produktet bankare

Ditën e sotme Banka e Shqipërisë ka hapur Javën e Parasë 2023.

I pranishëm në këtë ceremoni Guvernatori Sejko gjithashtu theksoi se është vënë re një përdorim i madh jo vetëm i llogarive bankare, por edhe i produkteve bankare.

Kemi një përdorim më të madh jo vetëm të llogarive bankare, por edhe të produkteve bankare. Java do të ketë shumë aktivitete.

Edhe bankat e nivelit të dytë kanë një rol të rëndësishëm pasi jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe kontribuojnë në rritjen e nivelit të edukimit. Sot po bëjmë hapjen e javës. Sot 70% e popullsisë ka një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme”, tha ndër të tjera Gent Sejko.