Hapet grup-kapitulli i parë Shqipëri- BE/ Rama: Gur themeli për rrugëtimin tonë, Varhelyi dhe Hungaria: Përshpejtoni zgjerimin tani

Shqipëria shënon një moment historik në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Në konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian mbajtur sot në Luksemburg Shqipëria çeli negociatat për e grup kapitullin e parë.

Po kremtoni një vendim mjaft të rëndësishëm sot. Zhargoni duket shumë Teknik por kjo nënkupton që është çelur rruga për bisedimet thelbësore çka nënkupton që tashmë do të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së. Kjo është ajo çfarë po ndodh sot” sqaroi komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi

Kryeministri Edi Rama, Ministri Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó si dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dolën në një konferencë për median në Qendrën Europiane të Konventave ku u mbajt mbledhja e konferencës ndërqeveritare.

” Faleminderit presidencës hungareze që ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces, duke nxitur përpara dhe gjithashtu faleminderit Komisionerit Várhelyi dhe ekipit të tij që na ka ndihmuar e na ka mbështetur përgjatë gjithë rrugës për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo fort të lehta për ta thënë butë dhe faleminderit gjithë shteteve anëtare, falë tyre qëndroj këtu përpara këtij hapi mjaft domethënës, drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është me të drejtë një ditë historike, me domethënie historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, por në këndvështrimin tim dhe për BE. Nuk na duhet, së paku shpresoj jo, një kujtesë e rëndësisë për të qëndruar e për të punuar së bashku të lidhur nga parime dhe vlera që përkufizon BE. Shqipëria është e qartë në rrugëtimin e saj nuk kanë një plan B vetëm atë të integrimit në BE.Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme. Ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B kur vjen fjala për liri individuale, sundimin e ligjit dhe demokracinë funksionale. Historia na ka mësuar në mënyrë më të vështirë se kjo nuk të gjendet, madje të garantohet jashtë sferës së BE-së. Këto janë A, B dhe C e mënyrës së jetës europiane.” tha Rama. 

Ministri Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó theksoi nevojën e zgjerimit të BE-së.

“Na duhet energjia e re e kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit perëndimor. Është në interest ë BE-së që zgjerimi të përshpejtohet. Nga ana tjetër na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Një nga më të rëndësishmet e BE-së, e kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë viteve të fundit. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani tha ministri i jashtëm i Hungarisë.

Edhe komisioneri për zgjerimin e BE-së nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së.

Dua të falenderoj presidencën  Hungarinë që vendosi zgjerimin si përparësi politike dhe bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta nxitur më tej. Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet zgjerimi të bëhet më e forte”

Për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijarto Shqipëria është gati dhe duhet të integrohet sa më parë në BE madje kishte dhe vërejtje për Brukselin

“Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë e të duhur përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6 dhe ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë. Është e qartë që pragmatikisht Shqipëria është gati. Shpresoj që të gjitha detyrat burokratike të bëhen në Bruksel e të mundemi të ulemi për një tjetër konferencë ndërqeveritare para mbylljes së mandatit të kësaj presidence”

Ndërsa kryeministri premtoi se Shqipëria do të punojë të jetë një vend anëtar i denjë i BE-së.

“Kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal askush. Nuk duam që Shqipëria të largohet të marrë çantat e të vijë në Bruksel duam që BE të vijë në Shqipëri.  Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën dhe ne këtë duam të bëjmë. Duam të përfundojmë. Të ndërtojmë Europën në Shqipëri. U kam thënë edhe më parë, Bashkimi Evropian s’do gjejë kurrë një anëtar besnik se Shqipëria”

Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në prill të vitit 2009, dhe vetëm në qershor të 2014 arriti që të merrte statusin e vendit kandidat. Shqipëria shpresonte të ulej në tryezën e negociatave në vitin 2021, por këtë herë pengesa erdhi nga Bullgaria, që ngriti veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me pretendimin e një konflikti dypalësh mbi historinë dhe gjuhën. Tashmë me vendimin për hapjen e kapitullit të pare të negociatave, Shqipëria do të vijojë e vetme rrugëtimin në të cilën joformalisht ndodhej së bashku me Maqedoninë e Veriut.  Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Athina ka shprehur kënaqësinë për tekstin e qëndrimit të përbashkët europian përpara konferencës së dytë ndërqeveritare të së martës në Luksemburg mes Tiranës dhe Bashkimit Europian. Konferenca do të shënojë fillimin e negociatave mbi grupin e parë të kapitujve të pranimit të Shqipërisë, kritike për Greqinë pasi mbulojnë autoritetin gjyqësor, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Burimet diplomatike nënvizojnë se qëndrimi i përbashkët i BE-së përputhet me interesat greke, veçanërisht në lidhje me të drejtat e pronës dhe të drejtat e pakicës etnike greke. Ata theksojnë se angazhimet dhe detyrimet specifike për Tiranën do të monitorohen dhe vlerësohen sistematikisht nga Komisioni Evropian.

 Kathimerini përmend planet e Shqipërisë për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e minoriteteve sipas detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe standardeve evropiane. Ai thekson kërkesën që Tirana të miratojë rregulloret e mbetura ekzekutive në lidhje me vetëidentifikimin dhe të drejtat e tjera, duke përfshirë përdorimin e gjuhëve të pakicave me organet administrative dhe autoritetet publike deri në fund të vitit 2024, siç përcaktohet në udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës.

Për më tepër, dokumenti përshkruan detyrimet e Shqipërisë për të dixhitalizuar hartat kadastrale sipas udhërrëfyesit të shtetit ligjor për të krijuar një sistem efektiv dhe transparent të regjistrimit të pronës, duke ofruar tituj të qartë dhe të sigurtë pronësie deri në vitin 2030. BE-ja u bën thirrje autoriteteve shqiptare të trajtojnë çështjet me dokumente të falsifikuara siç përshkruhet në konkluzionet e zgjerimit të Këshillit të dhjetorit 2023.

Theksi vihet edhe në rishikimin e legjislacionit për investimet, i konsideruar si prioritet për t’u trajtuar deri në vitin 2026.Autoriteteve shqiptare u kërkohet të sigurojnë që shpronësimet në interes të publikut të vijnë me kompensim të drejtë për pronarët legjitimë.

Një proces i qartë klasifikimi për pronat do të ndihmonte në shmangien e klasifikimeve të gabuara ose keqpërdorimeve.Konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri e së martës ndan zyrtarisht Maqedoninë e Veriut nga dyshja e vendeve kandidate për anëtarësim.

Ndërkohë, ministri i jashtëm grek George Gerapetritis përfaqësoi Greqinë në Samitin e Procesit të Berlinit, një nismë e udhëhequr nga Gjermania për të promovuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kancelari gjerman Olaf Scholz priti samitin dhe atmosfera për Shqipërinë ishte festive, në kontrast me Maqedoninë e Veriut, e cila mbetet jashtë procesit për momentin.

Gerapetritis përsëriti qëndrimin e gjatë të Greqisë, të vendosur 20 vjet më parë me Axhendën e Selanikut, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ai theksoi nevojën për respektimin e plotë të acquis evropiane, të drejtën ndërkombëtare, demokracinë dhe sundimin e ligjit.