Hapet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe, kryetar zgjidhet biznesmeni i njohur shqiptar

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britani ku është takuar me homologun e tij britanik, Rishi Sunak.

Burime nga ky takim njoftojnë se dy kryeministrat kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve.

Mësohet se ata kanë rënë dakord që të ngrihet Dhoma e Tregtisë Shqipëri- Britani e Madhe ku Kryetar i kësaj dhome është zgjedhur biznesmeni i njohur, Klodian Allajbeu.