Hamasi liron 33 pengje të dielën, mes tyre edhe dy-vjeçari (FOTO)

Dymbëdhjetë gra dhe fëmijë, duke përfshirë një djalë dy vjeçar , janë në listën e 33 pengjeve izraelite  që do të lirohen nga Hamasi , gjë që mund të ndodhë që të dielën.

Në të njëjtën kohë, autoritetet izraelite publikuan emrat e 95 të burgosurve palestinezë që do të lirohen. Deri më sot ata janë mbajtur në burgjet izraelite , në disa raste pa akuza.

Në mesin e pengjeve izraelitë janë Kfir Bibas , tani dy vjeç, dhe vëllai i tij Ariel , i cili është pesë vjeç. Ata sot janë me nënën e tyre, Siri, 33 vjeç.

Për momentin nuk është e qartë se sa nga 33 janë ende gjallë, diçka që as Izraeli nuk e di. Në çdo rast, këto janë raste që karakterizohen si “ humanitare ”, pra gra, fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë.

Tre pengje do të lirohen në ditën e parë të armëpushimit dhe katër të tjerë në ditën e shtatë. Për katër javët e ardhshme do të lirohen tre pengje, ndërsa në javën e gjashtë (nga fillimi i armëpushimit) do të lirohen edhe 14 pengje të tjerë.