Faqja zyrtare në “Facebook” e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka rënë pre e një sulmi kibernetik të pazakontë. Për rreth 35 minuta, faqja e njohur, që numëron afërsisht 30 milionë ndjekës, kishte postuar një fotografi të këngëtarit dhe konkurrentit të Big Brother Albania VIP, Gjesti.
Postimi përfshinte fotografinë e Gjestit dhe hashtagun “#megjestin”, duke shkaktuar habi dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale. Fotografia u hoq pas pak kohësh, ndërsa përfaqësuesit e Komitetit Olimpik nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për incidentin.
Gjesti, këngëtar i njohur nga Kosova, ka fituar një popullaritet të madh gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother Albania VIP. Ai është bërë një nga personazhet më të komentuar dhe të ndjekur në këtë edicion, duke tërhequr vëmendjen e publikut me karakterin dhe qëndrimet e tij.
Ky sulm kibernetik, që e vendosi Gjesti në një nga platformat më të ndjekura sportive në botë, ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Shumë prej ndjekësve të tij kanë komentuar situatën si një ngjarje humoristike, ndërsa të tjerë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e llogarive të rëndësishme si ajo e IOC-së.
Aktualisht, nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi kibernetik dhe cili ishte qëllimi i tij. Ndërkohë, organizata të sigurisë kibernetike pritet të ndërhyjnë për të hetuar më tej incidentin dhe për të identifikuar autorët e këtij veprimi.