HAKMARRJE QË NUK SHUHET? / Vritet nipi i Martin Bardhit! Kristi Marku u ekzekutua me 9 plumba, autorët dogjën automjetin në autostradë. Dy vjet më parë tentoi të vriste…

Mbrëmja e sotme u shoqërua sërish me plumba. Në autostradën Fier-Vlorë, një automjet tip Volkswagen Pasat, u godit me 9 plumba, nga një tjetër automjet tip Golf.

Makina drejtohej nga Kristian Marku, një 30-vjeçar nga Rrësheni, i cili mbeti i vrarë. Një emër jo i padëgjuar për policinë. Kristi Marku ( Bardhi) është i skeduar për vrasje të mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, kur në vitin 2023, tentuan të vrisnin, së bashku me persona të tjerë, kundërshtarët e fisit Bardhi, ato të Kastriot Reçit ( vrarë në vitin 2020 në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Skedat e plota policore të Kristi Markut

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet te jete autor ne ngjarjen e dates 26.03.2023, rreth ores 19:00, ndodhur ne Rreshen, Mirdite, ku pati te shtena me arme zjarri ne drejtim te shtetasit me iniciale S. R… Veprat penale te konsumuara “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak” njofton Policia.

Kristian Marku është nipi i Martin Bardhit, vrarë një vit më parë në një lokal në qytetin e Rrëshenit. Bashkë me të mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Ndërsa vrasja vijon të jetë e pazbardhur.

Në kohën kur u vra, Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë të nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçin.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishte edhe Kristian Marku ( Bardhi). Për këtë ngjarje ai ishte në kërkim nga policia, por arrinte të lëvizte i lirë.

Prej disa vitesh, hakmarrja mes fiseve Reçi-Bardhi e Gjini në Rrëshen qëndron pothuajse gjithmonë e ndezur. Janë dhjetëra të vrarë në Shqipëri e jashtë territorit të saj nga kjo sagë e përgjakshme që zanafillën e ka tek prishja e pazareve të drogës jashtë vendit tonë.