Prokuroria e Posaçme doli në një njoftim pas arrestimit të Safet Bajrit (Rustemit).
SPAK thotë se ai është arrestuar në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje që ka ndodhur në gusht të vitit 2018.
Bashkë me Safet Bajrin në lidhje me këtë ngjarje është caktuar arrest me burg edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët ndodhen në burg aktualisht për disa çështje të tjera.
Prokurorët thonë se nga hetimet ka rezultuar se të tre ata kanë planifikuar dhe organizuar atentatin ndaj Licit. Ky i fundit është vrarë në shenjë hakmarrje pasi është i afërm i Ibrahim Licit.
Sipas SPAK, Behar Bajri ia atribuon vrasjen e Boran Bërçanës, Ibrahim Licit e për këtë arsye i ka vrarë xhaxhanë.
Si Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci u vranë në sy të fëmijës 2 vjeç
Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci u vranë në sy të fëmijës 2 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 korrik të vitin 2018.
Sapo mbërritën poshtë pallatit ku banonin me qira prej 8 muajsh, ende pa fikur dritat e makinës, ish-punonjësi i policisë, Boran Bërcana, dhe e dashura e tij, Silvana Ndoci, u qëlluan për vdekje me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1:15, më 15 korrik të vitit 2018, në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ndërsa gjithçka është zbuluar vetëm 5 orë më pas, kur Policia e njoftuar nga një prej fqinjëve, gjeti dy viktimat brenda në makinën tip “Benz” me targë AA 006 HA. Brenda mjetit, në prehrin e nënës ndodhej edhe djali i vogël i çiftit.
Sipas hetuesve, ish-punonjësi i policisë Bërcana, pasi ka parë autorin e krimit me armë në dorë, është hedhur në anën e partneres së tij për ta mbrojtur atë me trupin e tij. D
jali i vogël dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës, kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë, ndërsa më pas i është afruar nënës së tij i tmerruar nga zhurma e të shtënave. Fëmija i vogël ka qëndruar për rreth 5 orë brenda makinës.
Një intrigë çoi në ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Hetimet kanë zbuluar se përhapja e një thashethemi ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër.
Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur, unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës. Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u plagos rëndë.
Në të vërtetë, më pas u zbulua se Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarje. Pas verifikimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.
Por vendimi i ekzekutimi ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish-policin, por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba, por fëmija i vogël i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme.