Hakmarrja e Trump! Shkarkon zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të përfshirë në gjyqin ndaj tij
Shumë zyrtarë që kanë punuar në hetimet penale kundër Donald Trump janë shkarkuar nga detyra.
Sipas mediave amerikane, në një letër dërguar zyrtarëve nga ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, James McHenry, thuhet se atyre nuk mund t’u “besohet” zbatimi “me besnikëri” i agjendës së Trump.
“Ju keni luajtur një rol të rëndësishëm në ndjekjen penale të Presidentit Trump. Funksionimi i duhur i qeverisë varet në mënyrë kritike nga besimi i dhënë nga zyrtarët e lartë tek punonjësit e tyre. Duke pasur parasysh rolin tuaj të rëndësishëm në ndjekjen penale të Presidentit, nuk besoj se udhëheqja e ministrisë mund t’ju besojë për të ndihmuar zbatimin e agjendës së Presidentit me mirëbesim. Prandaj, në përputhje me nenin II të Kushtetutës dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara, punësimi juaj në Departamentin e Drejtësisë është pezulluar dhe ju hiqeni nga shërbimi federal në fuqi menjëherë” thuhet në letër.