Një haker spanjoll i “rrezikshëm” 18-vjeçar është arrestuar në Alicante pas një hetimi të përbashkët nga Garda Civile, Policia Kombëtare dhe CNI.
Ai akuzohet për akses në shërbimet kompjuterike të rreth 40 subjekteve publike dhe private, duke përfshirë Gardën Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe NATO-n.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes spanjolle, i arrestuari akuzohet për pjesëmarrjen e tij në krimet e zbulimit dhe të sekreteve, akses të paligjshëm në sistemet kompjuterike, dëmtim kompjuterik dhe pastrim parash.
18-vjeçari hynte në bazat e të dhënave të organizatave publike dhe private për të tentuar më pas të shiste informacionin, pa u analizuar më parë prej tij. Madje, bëhet e ditur se ai kishte marrë përgjegjësinë për sulmet në forume të ndryshme me pseudonime të ndryshme.
Gjatë kontrollit, agjentët kanë sekuestruar 50 llogari kriptomonedhash dhe pajisje të ndryshme kompjuterike , të cilat po analizohen nga specialistët, të cilët nuk përjashtojnë zbardhjen e veprave të tjera kriminale. Ai ka zbuluar se gjithçka e bënte për qejf.