Hakerët zbulojnë ADN-në e Putin, Bild: Origjina e tij gjenetike lidhet me Kosovën!
Një zbulim i pazakontë është bërë nga gazeta gjermane Bild, e cila raporton se një grup hakerësh ka arritur të hyjë në kompjuterin e kushëririt të dytë të Vladimir Putin, duke siguruar të dhëna të rëndësishme për ADN-në e presidentit rus.
Sipas Bild, kushëriri i Putin, i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç), kishte bërë një test të ADN-së në dhjetor 2022 dhe e kishte ruajtur rezultatin në kompjuterin e tij me një fjalëkalim të dobët.
Nga analiza e ADN-së së Mikhail Putin, është zbuluar se ai dhe Vladimir Putin ndajnë një haplogrup mashkullor Y të njëjtë, duke treguar një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.
Më interesante është se ADN-ja e tij i përket një haplogrupi të rrallë, E-V13, i cili sipas shkencëtarëve e ka origjinën në Kosovën e sotme dhe Ballkan. Kjo ka ngritur spekulime nëse prejardhja gjenetike e familjes së Putin mund të lidhet me Kosovën.
Përveç kësaj, rezultatet e testit tregojnë se Putin mund të jetë në rrezik për kancer të prostatës, si dhe ka prirje gjenetike për paranojë, një element që sipas Bild mund të ndihmojë në shpjegimin e sjelljes së tij politike.