“Hajde te Pazari i ri!” Si 68-vjeçari u mor peng në Tiranë, lidhje intime me autoren që organizoi grupin
Pengmarrja e Edvar Agalliut dyshohet të ketë qenë e planifikuar.
68-vjeçari është futur në kurth nga Nikoleta Begolli. Ai kishte filluar të komunikonte me Begollin, ndërkohë që kjo e fundit kishte një lidhje me Sulejman Sinën.
Më pas dyshohet se ai është nxjerrë në pritë nga Begolli, e cila, pas disa komunikimeve, i ka kërkuar të shkojë në zonën e Pazarit të Ri. Aty, tre persona e kanë marrë peng dhe e kanë futur me forcë në një automjet.
Sulejman Sina rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për vjedhje me dhunë.
Grupi i rrëmbyesve, të cilët u arrestuan nga Policia e Tiranës, pretendojnë se 68-vjeçari kishte lidhje intime me Nikoleta Begollin (e arrestuar).
Autorët i kanë thënë të dëmtuarit se Nikoleta është “njeriu i tyre” dhe e kanë futur me forcë në automjet. 68-vjeçari mohon se kishte lidhje intime me 32-vjeçaren, por kjo e fundit shprehet se kishte një marrëdhënie me të.
Megjithatë, sipas policisë, dyshohet se kjo histori është sajuar për t’i marrë para 68-vjeçarit. Ata e kanë mbajtur peng për rreth 5 orë në fshatin Kakunj.
Ka qenë një familjar i të rrëmbyerit që ka njoftuar policinë, e cila më pas ka identifikuar personat e përfshirë në pengmarrje.