“Hajde se do var veten”, si Kolë Manaj përgatiti planin për të ekzekutuar bashkëjetuesen në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja që tronditi Shkodrën ditën e martë.

Kolë Manaj la të plagosur Anita Prendushin dhe më pas vrau vetën, pasi i riu nuk pranonte ndarjen nga 44-vjeçarja. Manaj kishte kërkuar takim me bashkëjetuesen e tij prej 5 vitesh, pasi në të kundërt do të varej në litarë.

Kërkesë që është pranuar nga Prendushi, e cila sapo ka hipur në makinën e Manaj është qëlluar prej tij me armë zjarri.

Anita Prendushi 44 vjeçe është punonjëse sociale, pranë Bashkisë Shkodër. Ajo punonte në qendrën komunitare pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas informacioneve Kolë Manaj dhe Anila Prendushi kanë pasur marrëdhënie të mira. Anila Prendushi ka 6 vite e divorcuar ndërsa nga martesa ka 3 djem të moshës 20, 18 dhe 9 vjeç. Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë duke marrë mjekimin e nevojshëm.