Habit Zelensky: Putin do të vdesë së shpejti, kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, “do të vdesë së shpejti” dhe se fundi i luftës do të vijë me këtë ngjarje.

“Ai (Putini) do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë”, deklaroi Zelensky gjatë një konference në Paris, ku ishte përkrah presidentit francez, Emmanuel Macron.

Prej kohësh janë ngritur spekulime mbi gjendjen shëndetësore të Putin, i cili është 72 vjeç. Raportime të ndryshme kanë sugjeruar se ai mund të vuajë nga kanceri apo sëmundja e Parkinsonit, megjithatë Kremlini i ka mohuar këto pretendime.

Zelensky theksoi se Putin “i frikësohet shoqërisë së tij” dhe i kërkoi SHBA-së që të vazhdojë presionin ndaj Rusisë, duke mos e lejuar atë të dalë nga izolimi ndërkombëtar.