Habit sërish Klajdi! Zbulon historinë e tij me një banore të BBV4: E kam ftuar tre herë për kafe, u bëra xheloz kur…

Klajdi ka zbuluar një histori interesante gjatë bisedës me G-Banin në shtëpinë e Big Brother VIP, ku ka folur për marrëdhënien e tij me Danjën. Ai ka treguar se e ka ftuar atë tre herë për kafe, por Danja nuk ka pranuar asnjëherë ftesën. Megjithatë, Klajdi ka theksuar se nuk i ka mbajtur inat për këtë.

Për më tepër, ai ka zbuluar se është ndjerë xheloz dhe i ka mbajtur inat Danjës kur ajo nuk e ka uruar pasi i shpëtoi nominimit, duke shfaqur më shumë shqetësim për Bernardin se për Klajdin.

Ai ka shtuar se me Danjën nuk ka pasur asnjë konflikt të hapur, duke i thënë asaj gjithçka drejtpërdrejt, në kundërshtim me situatën me Bonën, ku pas një zënke, nuk ka folur për një kohë.