Habit Klajdi! Tregon sekretin e tij në Big Brother VIP: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën

Ndërsa vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në dhomën e ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana po krijojnë një dinamikë të re brenda “Big Brother VIP 4”. Pas ndëshkimit nga Vëllai i Madh për thyerjen e rregullave, ata janë detyruar të kalojnë më shumë kohë bashkë, duke ndarë edhe histori të papritura nga e kaluara e tyre.

Gjatë një bisede me Rozanën, Klajdi zbuloi një sekret që habiti të gjithë: ai ka qenë i dashuruar me këngëtaren Elvana Gjata. “Kur ishim tek Ethet, unë isha i dashuruar me Elvanën,” rrëfeu ai, duke ngjallur kureshtje dhe reagime mes banorëve.

Ky rrëfim erdhi në një moment kur marrëdhënia mes tij dhe Rozanës kishte kaluar disa debate të ashpra, por duket se izolimi i ka bërë të afrohen dhe të ndajnë histori nga e shkuara e tyre.