Habit ish-banori i BBV3: 4-5 vajza do i vardisen Gjestit, ja kush janë! Për herë të parë do abuzohet me një djalë!

Në live-n e Replika.al në Instagram, opinionistët kanë diskutuar për dinamikat që ka krijuar banori më i ri dhe i përfolur në BBV4, Gjesti.

Sipas ish-banorit të BBV3 Lisi, Gjesti do ngacmohet nga shumë vajza aty brenda dhe për herë të parë do “abuzohet me një djalë”.

Ai ka dhënë dhe tre emrat e tre vajzave që mendon se do e ngacmojnë Gjestin aty brenda, Eglin, Valbonën dhe Livian.

“Valbona, Egli dhe Livia. Pashë që ishte Egli që po gjuante Gjestin. Livia i ka shkuar në krevat. Për herë të parë do abuzohet me një djalë në Big Brother”, u shpreh Lisi.