Loja brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4 po bëhet gjithnjë e më interesante dhe deklaratat e banorëve shpesh tërheqin vëmendjen e publikut. Së fundmi, një rrëfim i papritur nga banorja Krisa ka shkaktuar reagime dhe diskutime mes shikuesve.
Në një bisedë të hapur me banorët e tjerë, Krisa rrëfeu se në moshën 20-vjeçare kishte përjetuar një periudhë dyshimi mbi prirjet e saj. Ajo pranoi se kishte një tërheqje të përkohshme ndaj vajzave dhe se kjo e bëri të reflektojë mbi ndjenjat e saj.
“Kam pasur disa momente dyzimi. Ka qenë gjysmë e vërtetë ajo gjëja që kam pasur pëlqim për një vajzë. Për një periudhë kisha tërheqje ndaj vajzave. I thoja vetes: ‘Pëlqej vajzat apo djemtë?’. Ka ndodhur kur isha 19-20 vjeçe. Kisha qejf t’i shihja dhe aty fillova të kem dyshime, por kaloi. Pastaj e stopova dhe mendova se ishte thjesht diçka që po luante mendja ime,” tregoi Krisa.
Kjo deklaratë ka hapur diskutime të reja brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, ndërsa Krisa u tregua e sinqertë për atë periudhë të jetës së saj.
Në shtëpinë e Big Brother VIP 4, ku shpesh shfaqen momente reflektimi dhe rrëfime personale, të tilla deklarata vazhdojnë të ngjallin interes te publiku.