TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar politikat monetare. Me një deklaratë për mediat, Sejko u shpreh se kthimi i inflacionit në objektiv, pritet të bëhet gjatë mesit të vitit të ardhshëm.
“Bazuar në tendencë aktuale, ekonomia shqiptare pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim dhe inflacioni pritet të kthehet në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm. Në këtë rrethana, banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin për politikat monetare. Të dhënat sugjerojnë se ekonomia ka vijuar të rritet gjatë tremujorit të dytë të vitit”, tha ai.
Ai theksoi se nuk do ketë ndryshimi as në normën bazë të interesit.
“Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit prej 3%”, tha ai.
Ai foli edhe për kursin e këmbimit, ndërsa tha se Banka po e mban në vëzhgim situatën dhe luhatjet në treg.
“Forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonominë shqiptare që të ketë një mënyrë të njëkohshëm një nga nivelit më të ulëta të inflacionit si dhe një nga nivelit më të larta të rritjes në rajon, Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendjes ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit”, tha ai.
I pyetur se çfarë masash po merren për sektorin e eksporteve në kohën kur monedha euro ka pësuar rënie të fisshme, Sejko tha se Banka po bën maksimumin për të ruajtur balancat makro-ekonomike , ndërsa shtoi se nuk mund të ndërhyjnë me politika të veçanta për të mbështetur thjesht një sektor të ekonomisë
“Ne do bëjmë maksimumin për të ruajtur balancat makro-ekonomike”, shtoi ai.