Gurët shkaktuan probleme në rrugë, Tavo jep lajmin e mirë për aksin Qeparo-Kuç

Rrëshkitja e gurëve për shkak të kushteve klimatike solli probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën, Qeparo-Kuç.

Segment që tashmë është i kalueshëm, falë ndërhyrjes së shërbimit publik dhe mirëmbajtjes së rrugëve, Bashkia Himarë.

“Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Mirëmbajtjes e Bashkisë Himarë nē bashkëpunim me strukturën e Emergjencës Civile edhe në orët e vona bëri të mundur pastrimin e rrugës Qeparo-Kuç nga rrëshkitja e gurëve, duke mundësuar kalim të sigurt për qytetarët.” shkruan kryebashkiaku Tavo.