Grushte dhe shqelma, plas sherri mes nxënësve para gjimnazit “Sami Frashëri”, 6 të shoqëruar nga policia

Një sherr me grushte dhe shqelma ka ndodhur mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë pas përfundimit të mësimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ku disa të rinj janë përleshur fizikisht jashtë ambienteve të shkollës.

Sipas dëshmitarëve, në konflikt janë përdorur edhe konet e rrugës të vendosura për parkim, me të cilat nxënësit kanë goditur njëri-tjetrin.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe deri më tani ka shoqëruar 6 persona të përfshirë në konflikt. Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.