Komisioni i Disiplinës ka shqyrtuar ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar, duke dënuar edhe dhunën e ndodhur në derbin e kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Ashtu siç pritej, kanë plasur dënimet për lojtarët dhe drejtuesit e dy skuadrave, si dhe ka dënime edhe për tifozët që u përleshën mes tyre.
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka reaguar ashpër për dhunën e shfaqur në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana. Përmes një njoftimi, sjellja e gabuar e tifozëve por edhe e futbollistëve në fund të sfidës dënimet kanë qënë në formën e gjobës dhe me pezullim lojtarësh nga të dy kampet por edhe të zyrtarit të Tiranës, Agim Ibrahimi, i cili pezullohet për 4 ndeshje. Për Partizanin gjoba ishte njëqind mijë lekë për shkak edhe të faktit që të kuqtë ishin organizator të sfidës. Ndërsa për Tiranën, kjo shifër është gjysma, pra 50 mijë lekë.
Ndërkaq, Disiplina pezullon dy futbollistë të Partizanit, Gudjuf dhe Bytyçin për dy përballjet e radhës. Për mesfushorin afrikan, ky dënim mund të shkojë në katër në rast të përsëritjes së këtij veprimi në harkun e gjashtë muajve të ardhshëm. Në radhët e Tiranës ata që e pësuan janë Kozi, Mici dhe Gjumsi. Të tre futbollistët do të vuaj dënimin me dy ndeshje pezullim, me përjashtim të Gjumsit i cili në rast të një përsëritje të kësaj sjelljeje në gjashtë muajt e ardhshëm do të dënohet edhe me dy ndeshje të tjera.