Grupi i PD, autorizon Kryetarin Gazment Bardhi, të marr pjesë në Konferencën e Kryetarëve

TIRANË – Është mbajtur këtë të martë mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit.

Mësohet se Grupi Parlamentar i PD-së së Rithemelimit ka vendosur të autorizojë Gazment Bardhin si përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve.

“Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, që vjen pak përpara Mbledhjes së Kryetarëve. Grupi ka zgjedhur Gazment Bardhin që t’i përfaqësojë ata në Konferencën e Kryetarëve”, deklaroi gazetari Stafa.

Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit u mbajt me debate e tensione.