“Grupi Alibeaj“ thirri Kryesinë, Bardhi bën thirrje për bashkim: PD e opozita të dalin me kandidatë të përbashkët

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë në PD ka bërë thirre për bashkim.

Ai ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje, opozita duhet të dalë me kandidatë unik.

Secili prej neser ka bërë betejë për ta bërë partinë demokraktike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majt. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët,- tha Bardhi.