Grup pune për ligjet që kërkojnë shumicë votash, Bardhi: Do të ketë 6 anëtarë!
- 20 March, 2024
Zbulohet mekanizmi ligjor për ligjet që do të kërkojë shumicë të cilësuar.
Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ngritjen e një mekanizmi dialogu që do të përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë barazi mes grupit të shumicës e pakicës dhe merr vendime me konsensusin e të gjithë anëtareve.
Bardhi tha se anëtarët e Rithemelimit janë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho. Një anëtar i është lënë për grupit të Bashës.
Anëtar zëvendësues do jenë Dhurata Çupi e Fatmir Mediu.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ