Gruaja vrau burrin me sëpatë në Sarandë/ Çifti kishte tre vajza, dyshohet se 49-vjeçarja vuante nga…

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, Elvira Tahiri 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Llazar Tahiraj 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se çifti Tahiraj kishin 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.