Gruaja që nuk u mbyt por vdiq për së gjalli -histori e vërtetë, e jetuar para dy javësh

Nga: Xhensil Shkëmbi

Më kërkuan të shkoja në një fshat diku larg por brenda qarkut. Disa banorë të cilët i njoh. Më kërkuan mos flas me askënd. Mendova se kishte ndodhur diçka e shkova menjëherë. Më ulën në lokali i fshatit, në fund të tavolinës dhe me zë të ulët më treguan pse më sollën deri aty. Një grua në fshat po rrihej për vdekje por nuk kishin ç’bënin. U çudita. Mjafton të telefononi policinë – u thashë.
Gruaja e njërit prej tyre kishte folur me gruan në fjalë, kjo e fundit kishte kërkuar që askush mos lajmëronte askënd. Ngela. U habita. Dhuna ishte aq barbare sa gjithë fshati e kishte marrë vesh. Edhe kryeplaku. Por gruaja kishte kërkuar që askush mos lajmëronte policinë.
I shoqi dehej dhe e rrihte. Keq. Me rrip fytyrës.
Pyetja për detaje, por më informuan që duhet të mendohesha mirë para se të veproja, burri (që nuk e meriton këtë fjalë) mund të na hapte “probleme”.

Fshehurazi, një fëmijë i vogël më tregoi për cilën grua bëhej fjalë. Djersët i binin mbi fytyrën e enjtur, dukej qartë, duhet të ishte ajo. Pashë vërdallë, nuk ishte asnjë, u afrova.

I’u prezantova por dorën nuk ma dha. (jo çështje kulture por kishte frikë mos e shihte i shoqi, mendoj).

Shaqe (emri shkurt i saj), më treguan disa njerëz për ty. Nqs do, mund të të ndihmoj, lajmëroj policinë, i njoh unë, do të të ndihmojnë.

-Kush te kërkoi ty të më ndihmosh? U ankova gjë unë?

Këto plagët nuk besoj i ke kot. Burri t’i ka dhënë.

-Jo e ke gabim. Kam rënë në ballkoni kur pastroja. Mos u merrni me llafet e fshatit por më lër rehat te punoj. (bën të ikë)

Shaqe, vetëm të lutem një pyetje të fundit, nuk te vjen keq për dy fëmijët që ke?

Kthehet. Më sheh me sytë si shqiponjë. Sikur donte të më vriste kur i përmenda fëmijët. Mori frymë thellë.

-Maskara, ti mendon se unë nuk i dua fëmijët e mi e ti i do më shumë? Po u ankova unë, kush do i rritë ata? Shtëpia nuk është e imja. Unë edhe këto tokat që po punoj nuk janë të miat por të burrit. Nxjerr dy pllakë bukë sa për t’u ushqye Ku të iki të jetoj pastaj? Nuk kam shtëpi. Punë jo.