Gruaja që braktisi Kanadanë në podcastin ‘Flasim’/ Rama: E dua paqen, por nuk e gjej. Jam vetëm …

Diana dhe Keidi Pushi, ishin të ftuarat e Kryeministrit Edi Rama në podcastin ‘flasim’. Nënë dhe bijë, që pas një qëndrimi prej 20 vitesh në Kanada, janë  kthyer në Shqipëri dhe për të qenë në shërbim të njerëzve. Ndër të tjera ata kanë folur për platformën ‘Reborn Albania’ ku treguan mbi përfitimet e meditimit për njeriun, ndërsa sollën në vëmendje metoda të shkencës së përparuar të zhvillimit të potencialit njerëzor. Vetë Diana e konsideron mision, gjithçka bën përmes kësaj platforme, e cila sipas saj ka krijuar një rrjet të gjerë ndjekësish në kërkim të njohjes së vetvetes dhe shërimit të traumave nga e kaluara.

Gjithashtu ajo ka folur edhe në lidhje me paqen.

Tema Juaj e gjithë jetës është t’i mbyllni sytë në këtë jetë në kërkim të paqes dhe e dashuron paqen”.

Është koduar kodi Juaj dhe ne krijojmë disa emblema në forma të ndryshme. Intuita ime zgjodhi dy forma për Ju, sepse tema juaj emocionale e jetës është se ke ardhur këtu për të krijuar dhe mbjellë paqe. Jeni manifestues në kuptimin revolucionar”, u shpreh Diana, ndërsa “zbërtheu” kodin e dhuratës për kryeministrin.

Ndërsa Rama është shprehur se e dashuron paqen por nuk e gjen dhe se është në luftë.

E dashuroj paqen, është e vërtetë, por nuk e gjej. Mbase po ta gjeja nuk do të ishte më paqe. Paqja e vërtetë është ajo që zien. Unë jam vetëm luftë, vetëm paqe s’jam. Unë paqen e dua, por luftë jam. Të punoj për paqen”, u shpreh Rama.