Gripi i shpendëve! Të ndaluara, por vezët Rea’s ende në treg

Veza ‘Rea’s’ e ndaluar nga data 3 mars, pasi shumë prej shpendëve kanë rezultuar të infektuar me virusin H5N1, të njohur ndryshe si gripi i shpendëve, vijon të jetë në treg. Në një nga pikat e marketeve ‘Xhangolli’ në Tiranë, vezët e ndaluara janë ende në shitje për konsumatorët.

Në paketimin e vezëve thuhet se data e prodhimit është bërë më 18 shkurt 2025, ndërsa afat përdorimi ka një muaj kohë deri më 18 mars. Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit para rreth një jave deklaroi se po punohet për të tërhequr vezët që janë shpërndarë më datë 3 mars, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur dhe vezët vijojnë t’u ‘serviren’ qytetarëve. / ZËRI