FOTOLAJM/ U tha se ishte larguar, Ilir Meta fotografohet në Tiranë
Në një kohë që Sali Berisha po përballej me betejën ligjore ndaj tij për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria.
lir Meta është fotografuar sot në Tiranë disa ditë pas lajmeve në media, se është larguar nga Shqipëria pas aksioneve të SPAK. Këto aludime që nuk u hodhën poshtë nga PL u lidhën me faktin se Meta shmangu çdo dalje të tij publike, madje edhe konferencat për shtyp që i kishte të përjavshme.
Pas aksioneve të SPAK, ndërkohë që Sali Berisha po përballej me akuzat për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Por sot Meta është fotografuar duke pirë kafe në një nga lokalet në Tiranë. Fotot i ka dërguar pranë redaksisë së Shqiptarja.com një lexues.
Teksa Berisha nën masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim të largimit jashtë Shqipërisë, i shpalli luftë “politike” drejtësisë dhe tashmë po tenton të mobilizojë Rithemelimin për ta mbrojtur, Ilir Meta u “zhduk”. Të vetmin reagim në mbrojtje të Berishës Kreu i Partisë së Lirisë e bëri në ditët e para duke e quajtur masën e sigurisë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij urdhër politik të kryeministrit Rama për të intimiduar opozitën. Pas këtij reagimi Meta ra në “heshtje zie”, madje nuk ka dalë as në deklatatat e përjavshme për median të cilat i ka të zakonshme. Heshtjen e Metës shumë e lidhën me një largim të tij nga Shqipëria. Por vetë kreu i PL nuk pati asnjë reagim për këto aludime, derisa është fotografuar sot në ambientet e një lokali në Tiranë.