Greqia nderon ish-kryeministrin, 4 ditë zi për Kostas Simitis

Katër ditë zi në Greqi në nderim të ish kryeministrit të vendit, Kostas Simitis, i cili humbi jetën në spitalin e Korinthit.

88-vjeçari e drejtoi Greqinë nga 1996 -2004 kur pasoi Andreas Papandreu në krye të vendit.

Simitis u bë i njohur për planin e tij reformator në ekonominë greke. Ai hapi siparin e projekteve madhore infrastrukturore të vendit dhe e futi Greqinë në Bashkimin Europian.