GREQI/ Shpërthen bomba në qendër të Athinës, objektiv ishte Ministria e Punës

Autoritetet në Greqi janë vënë në alarm pas shpërthimit të një bombe në qendër të Athinës, e cila dyshohet se kishte objektiv Ministrinë e Punës.

Shërbimi antiterror kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ekziston frikë për një goditje të dytë. Sipas mediave greke kamerat kanë arritur të filmojë autorët.

Vlen të theksohet se autorët edhe pse ishin në dijeni të kamerave kanë qenë të vendosur për arritjen e qëllimit të tyre, raporton Protothema.