Greqi/ “Pyll” kanabisi brenda dy apartamenteve të marra me qira

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia greke pasi kishte mbjellë një… pyll të vogël brenda dy banesave në Atikë.

Kultivimi kishte filluar të jepte rezultat, por fatkeqësia e tij ishte se oficerët e Agjencisë antidrogë e kuptuan dhe bastisën “arat” e tij. Rreth 120 kg kanabis dhe 442 fidanë u konfiskuan.

39-vjeçari ishte truri pasi kishte marrë përsipër financimin, kultivimin dhe furnizimin e fuqisë punëtore, si dhe koordinimin e trafikut të mëtejshëm të drogës.

Bashkëpunëtorët e tij kishin secili rolin e tyre, siç tregoi hetimi i autoriteteve. Konkretisht, në dosje janë përfshirë edhe katër persona.

Ai kishte marrë me qira ambientet dhe mjetet e nevojshme për të plotësuar nevojat e grupit. Një 22-vjeçar, 24-vjeçar dhe 30-vjeçar kishte marrë përsipër kontrollin dhe kujdesin e plantacionit, si dhe ruajtjen e drogës me qëllim shitje.

Policia greke sekuestroi:

• pajisjet laboratorike të kultivimit hidroponik (llambat elektrike, transformatorët, kohëmatësit, matësat e lagështisë, termometrat, sistemi i ventilimit dhe plehrat.
• -13,710- euro,
• peshore elektronike precize dhe
artikuj të shumtë që lidhen me aktivitetin kriminal.