Gratë më të avantazhuar në zgjedhjet e 11 majit, ja si do funksionojë gara për mandatin e deputetit
Kandidatët gra janë më të avantazhuara për të fituar mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit. Ligji zgjedhor, parashikon që në çdo tre emra fitues në listën e hapur, një prej tyre duhet të jetë i gjinisë tjetër.
Kjo pasi gratë kanë më shumë mundësi të hyjnë në parlament, pavarësisht se në listë mund të jenë burrat që kanë grumbulluar më shumë vota personale se ta. Në këtë rast, kandidatja grua merr një avantazh për kuotën gjinore, edhe pse vota mund të ketë më pak se burrat e tjerë në atë listë.
Ky rregull do të përsëritet çdo tre emra, për të garantuar gra fituese, të paktën 30 %. Kjo bën që në qarqe të mëdha, si Tirana, Fieri, Elbasani, Vlora apo Korça, gratë të parakalojnë burrat tek ato parti që do të marrin shumë mandate dhe ta orientojnë garën brenda njëra-tjetrës në parti.