Grand Slam i Wimbledon gati të befasojë, tenistët rusë e bjellorusë do marrin pjesë në turne

Pas më shumë se një viti penalizim, lojtarët rusë dhe bjellorusë do të rikthehen të luajnë në turneun Wimbledon.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar mediat britanike, që shtojnë se organizatorët janë gati të pranojnë me kushte prezencën e yjeve të tenisit nga këto dy shtete.

Lojtarët do të jenë pjesë e “Grand Slamit” të programuar për në muajt e verës nën kushte të rrepta dhe do të përjashtoheshin nëse shprehin mbështetje për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kushti kryesor në këtë turne do të jetë që Daniil Medvedev dhe Aryna Sabalenka, tenistë që pritet të bëjnë diferencën në fushë të luajnë me flamur neutral. Ky rregull ka qenë në fuqi në të gjitha turnet e tenisit që nga marsi i kaluar, me tenistët që kanë humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Një zgjidhje e tillë do bëhet edhe në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, turne që pritet të ndez dritën jeshile për tenistët rusë dhe bjellorusë. Mungesa në turnet e fundit të tenisit kanë ndikuar jo pak në performance e  këtyre sportistëve.

Medvedev humbi kontaktet me kreun e renditjes së ATP, ndërsa Sabalenka ka mbetur e distancuar me kryesimin e WTA që mbahet nga polakja Swiatek.