Gramsh/ Shpërthen bombola e gazit, digjet plotësisht banesa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese dhe për pasojë është djegur e gjithë banesa.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm ndërsa janë shënuar dëme të mëdha materiale, pasi banesa është djegur plotësisht. Situata ka shkaktuar frikë dhe panik në zonë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Ahmet Kokonozi.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të shpërthimit.