Gramsh/ Babai me dy djemtë dhunojnë me send metalik një 26-vjeçar, shpallen në kërkim

Një 26-vjeçar ka përfunduar në spital pas një sulmi të dhunshëm në Gramsh, ku u godit me grushte dhe me një send të fortë metalik nga një baba dhe dy djemtë e tij.
Autorët janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa motivet e dhunës dyshohet të jenë të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.