Grabitqarët seksualë të fëmijëve tanë! Na hyjnë në shtëpi, por nuk i shohim…

Nga Redaksia e REPLIKË

Predatorët seksualë janë kudo. Në rrugë, nëpër familjet shqiptare, e sidomos në aksesin që të miturit dhe adoloshentët kanë nëpër rrjete sociale.
Të dashur prindër, kujdes! Në web, ekziston një chat i hapur prej vitesh. Nuk ka asnjë filtër. Acount mund të hapë kushdo. Edhe një 10 vjeçar, 11, apo 70 vjeç.

Në këtë faqe të denoncuar herë pas here, anëtarët kanë vetëm një qëllim: Të kapin “prenë” seksuale të radhës, pavarësisht moshës apo gjinisë.

Replikë do t’ju njohë me këtë realitet të hidhur që tregon se që në minutat e para, një valë mesazhesh mbërrin në një chat privat, me një fjalor banal që nuk pyet për moshën e prezantuar si minorene nga personi virtual përballë.

Së shpejti, Replikë do t’ju njohë me emrin e portalit, dhe provat se si këto “shtëpi virtuale” kryejnë krim seksual online, pornografi të ekspozuar ndaj fëmijëve, pa asnjë lloj kontrolli apo filtra nga agjensitë ligjzbatuese. Të cilat siç kanë detyrimin të mbrojnë fëmijët tanë nga abuzimi seksual në rrugë apo shtëpi, kanë detyrimin t’i mbrojnë ata edhe nga ekspozimi ndaj dhunës seksuale online.