Grabitqarët seksualë na hyjnë në shtëpi… Parajsa Chat, ferri i fëmijëve tanë/ Pjesa e dytë
Ju paralajmëruam për një Web Online, që përdoret nga grabitqarët seksualë, të cilët vazhdojnë të provojnë se nuk duan t’ja dinë as për moshën e mitur, e as për gjininë e “presë” së tyre.
Gazetarët e REPLIKË, hapën fillimisht këtë adresë, e cila nuk kërkon asnjë të dhënë plotësuese, duke e bërë krejt normal aksesimin nga fëmijët apo kushdo që dëshiron të hapë një profil.
Menjhëherë e gjetëm veten në një chat me qindra persona. Pritja ishte aspak e zakontë.
Dhe vetëm në minutat e para, dhjetëra adresa filluan të shkruanin në privat.
“Kejsi” ua bëri të qartë të gjithë atyre që e kontaktuan se ishte e mitur, herë 15, e herë 17 vjeç. Reagimet e saj, ishin shokuese, ndaj mesazheve, fotove, apo videove me përmbajtje pornografike.
Pas kësaj, ajo sërish theksonte moshën e mitur, dhe faktin që nuk kishte parë ndonjëherë të tilla imazhe. Këto komente, jo vetëm që nuk i largonin predatorët, por pati edhe nga ata që kërcënonin dhe shantazhonin se në rast se Kejsi nuk do të përgjigjej, do tua dërgonin bisedat familjarëve.
Pornografi me të mitur, ftesë për prostitucion, shantazh dhe vepra të tjera penale, të kryera pa asnjë lloj ndroje, pas ekranit të telefonit apo kompjuterit.