Grabitje dhe bashkëpunim me grupet kriminale, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali
- 26 September, 2024
Një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është dënuar Gjykata e Romës me 10 vite dhe 9 muaj burg. Sipas autoriteteve, shqiptari akuzohet për grabitje, shantazh dhe bashkëpunim me grupet kriminale. Prokuroria e Romës ekzekutoi dje “urdhër-arrestin” ndaj tij, pasi i riu u ndalua nga Policia në zonën e Viterbos në Romë.
Efektivët e policisë shoqëruan 36-vjeçarin në komisariatin e Policisë dhe pasi përfunduan procedurat e transportuan atë në burgun “Nicandro Izzo”, ku pritet të kryejë dënimin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ