Një taksisti ka rënë pre e grabitjes në Fushë-Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur pranë autostradës, ku një pasagjer, pasi ka marrë një taksi për të udhëtuar në drejtim të veriut të vendit, i ka kërkuar taksistit të devijonte rrugën drejt fshatit Fushë-Mamurras.
Pas disa metrash udhëtim, pasagjeri jo vetëm që nuk e ka paguar shërbimin, por e ka grabitur taksistin, duke i marrë një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra.
Drejtuesi i taksisë ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj grabitjeje.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ