Grabitet shkolla 9 vjeçare në Lezhë, merren regjistrat dhe kamerat e sigurisë

Hajdutët nuk kursejnë as institucionet shkollore.

“Pre” ka qënë shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës. Mëngjesin e sotëm, stafi ka gjetur xhamat e thyera të dritareve të katit të dytë. Nga aty janë marrë një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me server e shumë sende te tjera.

Por policia përmes një njoftimi të mëvonshëm pranon se janë gjetur xhama të thyer por mohon të jenë vjedhur apo dëmtuar materiale.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 08:00, jemi njoftuar nga  personeli i shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer. Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës  nuk ka hyrë asnjë person  si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës.